Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:17

​Valencia fiton Kupën e Mbretit, mposht Barcelonën

Prishtinë | 25/05/2019 23:06

Sonte ka ndodhur ajo që pak pritej, Valencia ka arritur ta fitojë titullin e Kupës së Mbretit të Spanjës, pasi e mposhti Barcelonën me rezultat 2:1 në finalen që u zhvillua në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevilla.

Valencia është shpallur kampione e Kupës së Mbretit për të tetën herë në histori, për herë të parë që nga sezoni 2007/08, duke e mposhtur Barcelonën, që i kishte fituar katër edicionet e fundit të këtij turneu.

Kjo disfatë është tronditja e dytë për Barcelonën këtë sezon, pasi që para disa javëve Barcelona ishte zhgënjyese kundër Liverpoolit në Anfield dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Tani, me këtë disfatë, “Blaugranët” nuk arritën t’i japin fund të lumtur këtij sezoni.

Ky sukses i madh i Valencias filloi me golin e shënuar nga Kevin Gameiro në minutën e 22-të, që u përcoll me golin e shënuar nga Rodrigo vetëm 12 minuta më vonë.

Barcelona u kthye në lojë në minutën e 73-të, përmes golit të Lionel Messit, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar trofeun.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress