Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:05

​United pas dyshes së Barcelonës

Barcelona | 20/10/2019 23:07

Manchester United është duke shfaqur interesim për dyshen e Barcelonës.

Sipas mediave angleze “Djajtë e Kuq”, duan ta blejnë mesfushorin Ivan Rakitiq në afatin dimëror.

Futbollisti kroat ka humbur vendin në formacionin e parë që nga arritja e mesfushorit, Frenkie de Jong, transmeton KosovaPress.

Edhe familja e Rakitiq beson që ai duhet të largohet, por nuk ka pranuar që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”.

Lojtari tjetër për të cilin gjiganti anglez ka shprehur interesim është sulmuesi Ousmane Dembele.

Sulmuesi nuk është duke luajtur në formacionin e parë që nga transferimi i sulmuesit, Antonie Griezmann gjatë afatit veror.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress