Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:19

​United mposht konkurrencën e Cityt për transferimin e yllit portugez

Mançester | 13/06/2019 13:39

“Djajtë e Kuq” duan të përforcohen për sezonin e ri.

Manchester United tregohet më i vendosur sesa rivali i qytetit Manchester City, duke e mposhtur atë në garën për të nënshkruar me lojtarin që e kërkonin të dy ekipet.

Sipas medieve në Angli, United ka arritur marrëveshje me Bruno Fernandes të Sportingut. Portugezi kërkohej shumë nga Pep Guardiola, por insistimi i “Djajve të Kuq”, ka bindur lojtarin të shkojë në Old Trafford.

Marrëveshja për transferimin e mesfushorit është arritur dhe në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Me ardhjen e Fernandes, United mendon ta shesë Paul Pogbanë, për të cilin ka shumë oferta.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress