Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 18.01.2019 01:33

​United gati të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh për Manolas

| 02/01/2019 14:17

Djajtë e Kuq janë të interesuar për mbrojtësin e Romës.

Manchester United po e shqyrton mundësinë e transferimit të Kostas Manolas gjatë afatit kalimtar janarit.

Mbrojtësi grek ka klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, të cilën klubi nga Premier Liga është i gatshëm ta paguajë gjatë këtij muaji.

Djajtë e Kuq kanë një listë të gjatë me lojtarë që kërkojnë për qendrën e mbrojtjes, por Manolas mbetet prioritet i tyre, pasi 27-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress