Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:09

​“United dëshiron sulmues si Firmino ose Son”

Prishtinë | 22/10/2019 13:38

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka thënë se trajneri Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ndonjë sulmues si Roberto Firmino ose Heung-min Son.

United lejoj shitjen e Romelu Lukakut gjatë afatit veror, ndërsa si qendërsulmues mbeten Anthony Martial dhe Marcus Rashford, të cilët nuk po munden të bëjnë punën siç duhet.

Neville beson që tekniku norvegjez kërkon një qendërsulmues si sulmuesi i Liverpoolit ose i Tottenhamit, transmeton KosovaPress.

“Mendoj që United dëshiron një sulmues si Firmino ose Son. Solskjaer dëshiron këtë tip të lojtarit. Nuk mendoj që dëshiron ndonjë sulmues si Lukaku ose Costa. Ole nuk dëshiron ndonjë sulmues që mund të shënoj vetëm gola, pasi Lukaku mund të bënte këtë gjë”, deklaroi ai.

United ndeshjen e fundit barazoi me Liverpool, ndërsa për momentin është në vendin e 14-të me 10 pikë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress