Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:48

​United 60 milionë euro për talentin e Fulham

Londër | 12/02/2019 15:49

Djajtë e Kuq synojnë të përtërijnë edhe më shumë skuadrën me lojtarë të talentuar.

Manchester United është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për të transferuar në “Old Trafford”, mesfushorin e talentuar të Fulhamit, Ryan Sessegnon.

18-vjecari ka rënë në sy falë paraqitjeve të mira në këtë sezon, edhe pse skuadra e tij gjendet në fundin e tabelës.

Sessegnon është rritur në akademinë e skuadrës londineze, ndërkohë që për të interesohen edhe rivalët e United, Manchester City si dhe Tottenham.

Kontrata e mesfushorit me Fulhamit skadon në verën e vitit 2020 dhe pikërisht gjatë kësaj vere Djajtë e Kuq do të tentojnë ta transferojnë atë në Old Trafford.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress