Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:10

​UEFA refuzon planin e Milanit për FFP, klubi rrezikon të dënohet

| 07/12/2017 13:56

Klubi italian mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA.

Problemet e mëdha të Milanit vazhdojnë edhe jashtë fushës. Këtë herë është UEFA e cila nuk ka pranuar planin e drejtuesve të klubit për Fair-Play Financiar .

Projekti i presidentit Li Yonghong, i prezantuar që në fillim të nëntorit nga Marco Fassone, nuk e ka bindur komisionin e Fair-Play në UEFA, transmeton KosovaPress.

Pavarësisht argumenteve të paraqitura në një dosje prej 150 faqesh, UEFA nuk ka qenë e bindur për potencialin e blerjeve që kanë bërë kinezët.

Në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm Milani, mund të ketë edhe pezullim, ndonëse ende nuk është përcaktuar se me çfarë sanksionesh do të përballet klubi.

Kujtojmë se Milani ka shpenzuar afro 200 milionë euro gjatë verës për blerjen e futbollistëve.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress