Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 26.03.2019 12:00

​UEFA do ta dënojë Cityn bllokim të blerjes së lojtarëve për dy afate kalimtare

Prishtinë | 15/03/2019 14:15

Një dënim i rëndë pritet të vijë për skuadrën e Pep Guardiolas.

Të njëjtin fat si Barcelona dhe Chelsea do të ketë edhe Manchester City.

The Sun raporton se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e afatit kalimtar për blerje të lojtarëve, gjatë verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me transferimet e disa lojtarëve të rinj në moshë.

Bllokimi i blerjeve do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim tjetër atë të përjashtimit nga kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play financiar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress