Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.03.2019 11:30

​UEFA: 11-shja më e mirë në 2018

Prishtinë | 12/01/2019 18:36

UEFA ka shpall ekipin ideal të vitit 2018, ku kryesojnë lojtarët e Real Madirdit.

Sipas deklaratës së UEFA-s, skuadra më e mirë e vitit 2018 në Evropë është zgjedhur me votën e 1,8 milionë fansave të futbollit.

Në listë ka kryesisht futbollistë nga Real Madrid me gjithsej 4, si dhe dy nga Barcelona dhe Chelsea. Më shumë vota ka marrë mesfushori kroat Luka Modriç i Real Madridit me 115440 vota.

Ndërkohë ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo u zgjodh për të 13-tën herë në këtë listë.

Futbollistët e zgjedhur në listën e bërë sipas formacionit 4-3-3 janë:

Portier: Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtje: Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpul)

Mesfushor: Luka Modriç (Real Madrid), N’Golo Kante, Eden Hazard (Çelsi)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Kylian Mbappe (PSG)./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress