Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23

​U zgjodh futbollisti më i mirë në MLS, por refuzon të kthehet në Evropë

Prishtinë | 06/12/2018 14:40

Jo të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë në futbollin evropian.

Josef Martinez, lojtari më i mirë i vitit në MLS, nuk mendon se është momenti i duhur për të provuar talentin e tij në Evropë.

Golashënuesi më i mirë i sezonit me plot 31 gola ka pasur oferta nga Spanja dhe Anglia, por sqaroi se dëshira e tij është të qëndrojë aty ku e duan dhe e vlerësojnë.

“E kam thënë edhe më herët se dua të qëndroj te Atlanta, për aq kohë sa ata më duan këtu”, ka thënë Martinez.

“Jam i lumtur këtu dhe po ndihem si në shtëpinë time. Nuk më intereson të shkoj të luaj në Evropë apo diku tjetër”.

Në verë Arsenali dhe Sevilla ofronin 15 milionë euro për sulmuesin nga Venezuela, i cili preferoi të vazhdonte sezonin në SHBA. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress