Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:50

​U raportua se do të pensionohet, Casillas mohon gjithçka

| 13/06/2019 13:22

Portieri spanjoll ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Iker Casillas ka reaguar menjëherë pas raportimeve të mediave portugeze se ai do të pensionohet nga futbolli.

38-vjeçari që luan me Porton me datën 1 maj kishte pësuar një sulm në zemër është ende duke kryer disa kontrolle, para se të merret vendimi nga mjekët nëse guxon të kthehet sërish apo do t’i duhet të pensionohet.

Ai përmes Twitterit ka lënë të hapur mundësinë që të kthehet përsëri në fushën e gjelbër.

“I njëjti shkrim sikurse ai i një muaji më parë, përjashto këtu kontrollet mjekësore që kam me mjekët”.

“Vendimi do të merret vetëm pasi t’i kryej kontrollet”, ka shkruar Casillas.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress