Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:04

​U mbajt loja simultante e shahut në Prishtinë

Prishtinë | 13/06/2018 19:19

Mjeshtrit e shahut nga Kosova dhe Sllovenia janë bashkuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me disa të rinj për të luajtur një në lojë simultante të shahut.

Organizatorë të kësaj loje ishin Banka NLB, Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, Klubi i Shahut “Drejtësia” dhe Federata e Shahut të Kosovës.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj, që e cilësoi këtë ngjarje si mjaftë të rëndësishme dhe mënyrë për ta sjellë më afër publikut shahun si lojë me vlera.

Mjeshtri i njohur i këtij sporti, Bogdan Podllesnik tha po ashtu se shahu edhe me direktivat e Parlamentit Evropian mendohet të futet në shkolla.

Podllesnik ka treguar se loja e sotme është zhvilluar në mënyrë simultante që i bie se një lojtarë ka luajtur me shumë të tjerë. Ai dhe Sadiku janë ndarë në dy ekipe dhe secili prej tyre ka luajtur me nga 15 lojtarë të tjerë, ndër ta shumë të ri.

Mjeshtri i njohur kosovar Bedri Sadiku ishte mjaftë i lumtur që është organizuar kjo simulant dhe shpreson që kjo të vazhdoj të organizohet edhe në vitet e ardhshme.

Përveç mjeshtërve të këtij sporti, pjesëmarrës ishin edhe qytetarët, edhe disa fëmijë të moshave të reja të cilët synim e kishin të fitonin lojën ndaj mjeshtreve ndërkombëtar. /KosovaPress/


 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress