Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 12:02

​​Tyson fillon biznesin me marihuanë

Los Anxhelos | 03/01/2018 13:15

Pasi Kalifornia lejoi shitjen e marihuanës për qëllime rekreative, ish-kampioni i botës në boks Mike Tyson (51) njoftoi hapjen e një fabrike marihuane.

Iron Mike, së bashku me partnerët e tij, do të mbjellin marihuanë në 40 hektarë plantacione të mëdha, 60 kilometra në jugperëndim të Parkut Nacional Death Valley. Rançi Tyson gjithashtu do të hetojë efektet e marihuanës mjekësore.

Ligji i ri i Kalifornisë, i votuar në referendumin e 2016-ës, lejon personat mbi moshën 21 vjeç të transportojnë, konsumojnë dhe shpërndajnë deri në 28.5 gramë marihuanë dhe tetë gramë marihuanë të koncentruar.

Në përputhje me të njëjtin ligj, të rriturit mund të rritin gjashtë bimë të marihuanës për familje, me kusht që ato të mos ekspozohen në një vend publik, transmeton KosovaPress.

Kalifornia është bërë shteti i shtatë amerikan, së bashku me Alaska, Kolorado, Oregon, Wisconsin, Massachussets dhe Uashington DC ku ligjërisht lejohet përdorimi i marihuanës për qëllime rekreative.

Është vlerësuar se tregu i Kalifornisë është me vlerë 1.6 miliardë dollarë dhe se vlera e saj mund të rritet në 6.4 miliardë deri në vitin 2020.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress