Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:07

​​Turqia shkarkon trajnerin Lucescu

Prishtinë | 11/02/2019 19:16

Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur ta largojë nga puna trajnerin rumun.

Mircea Lucescu nuk është më trajner i Turqisë.

Federata Turke e Futbollit këtë të hënë ka marrë vendimin e papritur për të shkarkuar nga detyra 73-vjeçarin rumun i cili ishte në stolin e Turqisë që nga viti 2017 por gjatë kësaj periudhe ka regjistruar rezultate zhgënjyese teksa numëron vetëm 4 fitore në 17 ndeshje dhe plot 7 humbje.

Ka qenë vetë Federata Turke ajo që ka bërë publik lajmin për shkarkimin e Lucescut, me ish trajnerin e Interit por edhe Galatasaray, Besiktasit, Shakthar Donetsk dhe Zenitit që me shumë gjasa do t’i lërë vendin trajnerit të mirënjohur turk Senol Gunes.

Megjithatë pengesë për kalimin 66-vjeçarit te Turqia po bëhet klubi i Besiktasit me të cilin Gunes është në kontratë dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk duan të lejojnë largimin e tij përpara fundit të këtij sezoni.

Kujtojmë se Turqia ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 e luan ndaj Shqipërisë në Shkodër.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress