Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:28

​Tuchel ende nuk ka vendosur kush do të jetë portier i parë i PSG

| 14/09/2018 12:03

Trajneri gjerman i kampionëve të Ligue 1, është në dilemë të madhe për portierin e parë të ekipit.

Ende shumë paqartësi se kush do të jetë portieri i parë te Paris Saint-Germain.

Thomas Tuchel vazhdon t’i japë besim Areolës, i cili pritet të luajë ndeshjet e radhës, duke përfshirë edhe atë kundër Liverpool, por gjermani qartësoi se ende nuk e ka vendosur kush do të jetë titullar në skuadrën e tij:

“Nuk kam thënë që Areola është numri një tani, por ja kam thënë vetë lojtarit përpara se të vinte Buffon”, ka deklaruar ai.

“Gjithsesi, Gigi është Gigi. Duhet të jemi inteligjentë e të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të dy”.

Një nga arsyet që Areola do të luajë në Ligën e Kampionëve, është dhe suspendimi prej tre ndeshjesh i Buffon, pas deklaratave kundër gjyqtarit në çerekfinalen e dytë mes Real Madridit e Juventusit sezonin e shkuar.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress