Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 02:00

​Trippier: Jam mahnitur nga atmosfera

| 20/09/2019 11:30

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier është i gëzuar që kanë mundur ta rikthejnë ndeshjen ndaj Juventusit.

Atletico ishte duke humbur 0-2, por arritën ta rikthejnë rezultatin në 2-2.

Trippier tha se është mahnitur nga atmosfera që është bërë në “Estadio Wanda Metropolitano”.

“Ishim duke humbur 0-2, por arritëm ta rikthejmë rezultatin. Asnjëherë nuk kam parë atmosferë të tillë”, deklaroi ai.

Anglezi në fund foli edhe për mentalitetin e klubit spanjoll duke thënë se janë klub fantastik, transmeton KosovaPress.

“Shfaqim mentalitet të mirë. Që prej kohës kur erdha, mentaliteti i grupit, stafit dhe Simeone është i madh. Bëjmë më të mirën në trajnime. Kjo gjë nuk do të ndaloj dhe kështu do të veprojmë në çdo ndeshje”, deklaroi ai.

Atletico nuk ka humbur asnjë ndeshje në ‘shtëpi’ nga klubet evropiane, që prej vitit 2017.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress