Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:17

​Trajneri i Shakhtarit mban premtimin, shfaqet si Zorro në konferencë për shtyp

Donjeck | 07/12/2017 12:49

Trajneri i ekipit ukrainas kishte bërë një premtim interesant në rast të kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Shakhtar Donetsk mposhti mbrëmë Manchester Cityn 2:1 dhe siguroi vendin e dytë në grup, duke u kualifikuar për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Paulo Fonseca kishte paralajmëruar se nëse skuadra e tij do të kalonte tutje, ai do të shfaqej para gazetarëve i veshur sikurse heroi i filmit Zorro, transmeton KosovaPress.

Këtë premtim ai e mbajti dhe me të përfunduar ndeshja u paraqit në konferencë për media me këtë veshje, e cila shkaktoi të qeshura në mesin e gazetarëve.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress