Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:58

​Tottenham shton interesimin për Rabiot

Prishtinë | 22/10/2019 15:35

Tottenham është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Mesfushori nuk është në formë të mirë që prej transferimit në Juventus në afatin kalimtar nga PSG.

Rabiot për momentin fiton rreth 135 mijë euro në javë, por nëse paguhet kjo vlerë, “Zonja e Vjetër”, do të jetë e gatshme ta shes.

Sipas mediave italiane klubi anglez, është duke shikuar situatën e francezit, transmeton KosovaPress.

Sipas disa raportimeve Spurs janë të gatshëm të përfshijnë Christian Eriksen në marrëveshje, pasi kontrata e danezit përfundon në fund të sezonit dhe gjiganti italian ka shfaqur interesim për të.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress