Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:05

​Tërhiqet shorti, Barcelona - Manchester United supersfida e çerekfinaleve

| 15/03/2019 12:35

Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tetë skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve, kanë mësuar kundërshtarët e tyre për ndeshjet çerekfinale.

Kryendeshja e çerekfinaleve cilësohet ajo në mes të Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Dy klubet angleze, Tottenham dhe Manchester City do të ndeshen mes vete në këtë raund.

Juventusi do të ballafaqohet me Ajaxin, që ka bërë mrekullinë duke eliminuar Real Madridin.

Kurse Liverpooli ishte me fat pasi do të përballet me skuadrën portugeze, Porto

Gjithashtu është caktuar edhe se kush me kë do të takohen në gjysmëfinale.

Fituesi i çiftit mes Ajax dhe Juventus do të ndeshet me atë të Tottenham dhe Manchester City.

Kurse gjysmëfinalja tjetër do të vë përballë njërën në mes të Liverpool ose Portos dhe Barcelonës ose Manchester United.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 prill, kurse ato të kthimit më 16 dhe 17 prill.

Çiftet:

Ajax - Juventus

Liverpool – Porto

Tottenham – Manchester City

Barcelona – Manchester United


Temat:
Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress