Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 14.12.2018 07:50

​Tare i pakënaqur me referimin në Serie A: Po na dëmstojnë rregullisht

| 13/03/2018 13:28

Drejtori sportiv i Lazios ka shprehur pakënaqësinë në drejtim të gjyqtarëve italianë.

Igli Tare reagon ashpër për vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen me Cagliarin.

Sipas drejtorit sportiv të Lazios, sistemi VAR është përdorur me dy standarde, duke dëmtuar ekipin bardhekaltër.

Në një intervistë për Corriere Dello Sport, Tare ka kritikuar gjyqtarët dhe sipas tij skuadra është shumë e dëmtuar nga ana e tyre, transmeton KosovaPress.

“Duhet të themi mjaft!”, ka theksuar Tare.

“Të dielën në Cagliari u përdor standard i dyfishtë, pasi neve na u mohua penaltia në Immobilen, kurse në penalltinë e tyre gjyqtari u konsultua me VAR-in dhe më pas vendosi të jepte 11 metërsh”.

“VAR na ka marrë së paku 12 pikë në tabelë, por edhe me gjashtë pikë ne tashmë do të ishim pothuajse të kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Shumë gjëra në ligë janë të ç’rregulluara dhe nuk ne nuk e dimë se kush është vija mes gabimeve dhe fatit të keq”, ka përfunduar ai.

Lazio mori një barazim në sekondat e fundit ndaj Cagliarit, pasi golit të Immobiles në minutën e fundit për rezultatin përfundimtar 2:2. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress