Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:33

​Sulmuesi po mendon largimin nga Chelsea në janar

Prishtinë | 18/09/2019 12:53

E ardhmja e Michy Batshuayi me shumë mundësi do të jetë larg Chelseat.

Sulmuesi nuk po gjen vend në formacionin e trajnerit Frank Lampard, i cili e mori drejtimin e “Bluve të Londrës” më 4 korrik të 2019-ës.

Belgu nuk është aspak i kënaqur me situatën që po kalon, pasi në këtë fillim kampionati është aktivizuar vetëm dy herë si zëvendësues, pasi trajneri preferon Tammy Abraham dhe Olivier Giroud, duke e parë 25-vjeçarin si zgjedhje të tretë për sulmin.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që futbollisti mund të largohet nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress