Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:45

​“Suksesi i Ribery te Fiorentina, nuk me befason”

Prishtinë | 10/10/2019 15:58

Ish-ylli i Sampdorias, Christian Karembeu është i lumtur që sulmuesi Franck Ribery po kalon në formë të mirë te Fiorentina.

Ribery është transferuar gjatë afatit kalimtar në kampionatin italian, pasi i skadoi kontrata me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Karambeu ka thënë se suksesi i francezit nuk është ndonjë befasi për të, pasi Ribery është kampion dhe mund të bëjë diferencën, transmeton KosovaPress.

“Çfarë po bën te Fiorentina nuk me befason. E donim në Olympiacos por zgjodhi Fiorentinen. Franck është kampion dhe mund të bëjë diferencën në Itali”, deklaroi ai.

Fiorentina është në vendin e tetë me 11 pikë, tetë me pak se kampioni i Italisë, njëkohësisht lideri i tanishëm, Juventus.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress