Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:56

​Sterling kërkon rritje page për të nënshkruar kontratën e re me Cityn

| 14/09/2018 13:59

Sulmuesi anglez nuk është i kënaqur me rrogën që merr aktualisht te kampionët e Premier Ligës.

Pep Guardiola e ka bërë të qartë se e do në ekip Raheem Sterling, ndërkohë që sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Cityt është nën kontratë deri në verën e vitit 2020.

Tek City kërkojnë të rinovojnë me të, ndërkohë që nga ana tjetër vetë sulmuesi dëshiron të marrë një rritje page që tani.

“The Times” raporton se Sterling dëshiron një rritje prej 100 mijë funtesh në javë, që do ta bënte atë, lojtarin e gjashtë më të paguar në Premier Ligë. Momentalisht futbollisti 23-vjeçar përfiton 175 mijë funte në javë.

Palët janë në bisedime për kontratën e re dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë ato.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress