Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 28.06.2017 07:32

​Steinhaus bëhet gjyqtarja e parë femër në Bundesligë

| 19/05/2017 23:10

Kampionati gjerman nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe një gjyqtare femër.

Bibiana Steinhaus do të bëhet gjyqtarja e parë femër që do të drejtojë ndeshjet e Bundesligës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), duke e përfshirë atë në listën e gjyqtarëve për sezonin 2017/18.

“Kur mora lajmin nga kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Lutz Michael Frohlich, mbeta e shtangur”, ka thënë Steinhaus, për faqen DFB.

“Më është plotësuar ëndrra jetësore dhe ende nuk po mund ta besoj se një gjë e tillë ka ndodhur”, ka shtuar 38-vjeçarja.

Steinhaus, përveç referimit me profesion është edhe oficere e policisë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress