Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​Sparta&k M.R. Vidnoje, katër herë kampione e Euroligës

Prishtinë | 22/10/2019 15:19

Mabetex Prishtina do të ketë një ndeshje shumë të vështirë në grupet e FIBA EuroCup Women. Vashat prishtinase do të ndeshen me Sparta&k M.R. Vidnoje.

Skuadra ruse ka traditë në basketbollin evropian. Kjo skuadër është themeluar më 1949, derisa sukseset më të mëdha i ka regjistruar në 15 vitet e fundit.

Më 2006 fitoi FIBA EuroCup Women, kurse nga 2007 deri më 2010 fitoi katër herë radhazi EuroLeague Women. Më 2009 dhe 2010 fitoi FIBA SuperCup Women, kurse më 2007 dhe 2008 fitoi titullin në Rusi.

Pra, është një skuadër me traditë dhe shumë e suksesshme në arenën ndërkombëtare, derisa adhuruesit e basketbollit në Kosovë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje të bukur përballë kampioneve të shumëfishta të Kosovës.

Ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress