Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:15

​Sot nis Kampionati Ballkanik, kik-boksierët synojnë medalje

Prishtinë | 23/09/2017 07:40

Gjithçka është gati për Kampionatin Ballkanik në Kik-Boks që do të nis sot në Bojle Polje të Malit të Zi.

Ky eveniment ballkanik, i pari  i këtij lloji ka grumbulluar një numër të madh të kik-boksierëve nga vendet ballanike.

Kosova në këtë kampionat paraqitet më katër kik-boksierë, të cilët synojnë medalje, raporton KosovaPress.

Njëri nga favoritët për të rrëmbyer medalje nga ky eveniment, Dardan Menxhiqi beson se do të ketë paraqitje të mirë. Ai thotë se është në formë të mirë dhe i gatshëm për sfidat që e presin.

“Jam në formë mjaft të mirë. Jam i përgatitur mirë dhe i gatshëm për duelet që më presin. Shpresoj së gjithçka do të më shkon mirë në mënyrë që të arrijë ndonjë medalje”, ka thënë Menxhiqi për KosovaPress.

Ai do të garojë në kategorinë e seniorëve, derisa tek juniorët do të ‘luftojnë’ Valdrin Ibishi, Gëzim Behrami dhe Denis Halimi. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress