Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:38

​​Soskjaer për përballjen me Barcelonën: I duam ndeshjet e këtij niveli

Prishtinë | 15/03/2019 22:02

Trajneri i Manchester United mezi pret që të ballafaqohet me Barcelonën.

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ka vënë përballë dy gjigantët e futbollit evropian, Manchester United dhe Barcelonën.

Favorit në letër llogaritet Barcelona, por kurrë nuk duhet hequr nga lista një ekip si United dhe aq më tepër pas atij kthimi që i ka bërë PSG-së.

Te kampi anglez këto ndeshje kundër kampionëve të Spanjës i presin me padurim, madje dhe Solskjaer.

“I duam ndeshjet e këtij niveli, kundër skuadrave të mëdha. Kemi luajtur dy finale dhe i kemi humbur në 2009 dhe 2011 ndaj tyre. Kemi luajtur dhe një gjysmëfinale në 2008-ën të cilën e kemi fituar me një gol të Scholes. Këto ndeshje janë nga ato që i duam të gjithë, mezi i presim”, deklaroi Solskjaer.

“Mua më pëlqen që ndeshjen e parë ta luajë në shtëpi ndërsa sfidën e dytë jashtë fushë, ku do të luajë për gjithçka, njësojë si me Parisin”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress