Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:40

​Solskjaer kërkon tre lojtarë për sezonin tjetër

Prishtinë | 15/03/2019 00:00

Trajneri norvegjez ka përgatitur listën e lojtarëve që dëshiron të ketë në skuadër.

Ole Gunnar Solskjaer duket se me ato që ka arritur te Manchester United, që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, do të emërohet trajner i skuadrës për një kohë më të gjatë.

Drejtuesit e klubit po përgatisin t’i japin atij një buxhet prej 200 milionë eurosh për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Philippe Coutinhoa nga Barcelona, Jadon Sancho nga Borussia Dotmundi dhe Toby Alderweireld nga Tottenhami, janë futbollistët që Solskajer kërkon si dhuratë nga drejtuesit.

Shifra për blerjen e tyre është shumë e lartë, pasi vetëm Coutinho kushton mbi 120 milionë euro.

Gjatë verës do të ketë dhe lojtarë, që do të shiten siç janë Alexis Sanchez, apo Juan Mata dhe me këto para, “Djajtë e Kuq”, do të kenë më shumë mundësi për të bërë transferime.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress