Dorëzimi i trofeut të Topit të Artë në duart e Luka Modriq ka hasur në shumë reagime.
I fundit që ka folur për këtë temë është Diego Simeone i cili është shpesh herë protagonist i polemikave me të mëdha në futboll.
Trajneri i Atleticos dha opinionin e tij lidhur me çmimin kryesor qe fitoi kroati madje nuk nguroi të tregonte edhe emrat së cileëe do ua dorëzonte ai nëse do ishte në dorën e tij.
“E përgëzoj Modriq për trofeun e fituar por nëse do e vendosja unë në bazë të trofeve apo gjithçka kanë realizuar gjatë gjithë vitit kalendarik Griezmann ose Varane do ta meritonin më tepër atë çmim individual”. “Griezmann ka qenë lojtari kryesor i klubit të tij ku fitoi Ligën e Evropës dhe me Francën Botërorin ndërsa për Varane nuk mund të shtoj asgjë, flasin trofetë. Liga e Kampionëve, Botëror e të tjera në një moshë aq të re, titullar fiks në skuadrën e tij”, ka theksuar Simeone.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018