Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:16

​Silva: Të gjitha klubet kanë momente të mira dhe të këqija

| 20/09/2019 13:20

Mesfushori Bernardo Silva, beson që klubi i tij nuk ka nevojë t’i dëshmojë asgjë askujt.

City ka pasur shumë kritika pasi humbi ndeshjen e fundit ndaj Norwichit, gjë që ka bërë që të mbesin pesë pikë mbrapa Liverpoolit.

Mirëpo, sipas portugezit të gjitha klubet kanë ngritje dhe ulje, andaj kjo është normale, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit mund të kritikojnë dhe të thonë çfarë të duan. Nuk duhet t’i provojmë asgjë askujt, pasi kemi fituar shumë trofe dy sezonet e fundit. Jemi te qetësuar. Sigurisht që nuk jemi të lumtur, pasi duam t’ia dalim më mirë dhe e dimë që humbja ndaj Norwich nuk ishte ideale, por të gjitha klubet kanë momentet e këqija dhe të mira. Është e pamundur të qëndrosh tre sezone vetëm me momente të mira”, deklaroi ai.

Silva gjithashtu foli për Fernandinhon, i cili po e zëvendëson Laporten që është i lënduar.

“E kemi parë sezonin e kaluar se mund të luaj në atë pozicion. Është inteligjent, andaj është e lehtë. Nuk është situata ideale pasi nuk kemi shumë qendërmbrojtës, por nuk ankohemi”, përfundoi ai.

Manchester City këtë të shtunë do të ndeshet me Watfordin në kuadër së javës së gjashtë të Premier Ligës.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress