Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:43

​Silva: Shpresoj që Neymar të qëndroj

Prishtinë | 19/08/2019 14:55

Mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva është duke shpresuar që bashkëlojtari, Neymar të qëndroj në “Parkun e Princave”.

Neymar është i lidhur me një rikthim në Spanjë, me Barcelonën dhe Realin të interesuara.

Braziliani nuk luajti në përgatitjet parasezonale, duke kërkuar rikthimin sa me të shpejtë në La Liga.

Silva tha se Neymar i mungon ekipit dhe po shpreson që të qëndroj, transmeton KosovaPress.

“Sigurisht që na mungon. Shpresoj që në fund të qëndroj, sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe duhet të presim derisa të mbyllet afati kalimtar. Nuk mund të them nëse do të qëndroj apo të largohet, mirëpo e ndjej se do të qëndroj. Neymar është lojtari kryesor në ekip, është mes tij dhe klubit. Do të shohim çfarë do të vendos, por nëse qëndron do të jemi me të fortë. Neymar mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme si Messi e Ronaldo”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress