Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.10.2018 01:40

​Shqipëria zyrtarizon miqësoren me Norvegjinë

| 03/01/2018 11:24

Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e parë të vitit në muajin mars.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se është arritur marrëveshja për të zhvilluar miqësore ndaj kombëtares norvegjeze në Shqipëri më 26 mars.

Ndër të tjera në këtë njoftim të FSHF-së thuhet:

“Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në vendin tonë”.

“Pikërisht në datën 26 mars (ora mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim) do të zhvillohet në "Elbasan Arena" takimi miqësor mes përfaqësueses sonë dhe asaj të Norvegjisë. Kështu, në këtë mënyrë, kjo datë e lirë për ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin e drejtuar nga trajneri i ekipit tonë kombëtar, Christian Panucci”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress