Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:34

​Shpresat e pingpongut kosovar në kampin e talenteve në Hungari

Prishtinë | 13/08/2019 19:31

Kosova do të marrë pjesë në kampin "Eurotalents pre-selection camp", i cili do të mbahet në Kiskunfélegyháza të Hungarisë, nga data 13 deri 20 gusht.

Në kuadër të projektit "ETTU / ITTF – EUROPE EUROTALENTS Talent Identification & Selection" kamp i cili zbulon talentet e ri të pingpongut në Evropë, Kosova do të përfaqësohet me 8 kadetë: Elsa Behluli, Tana Çitaku, Ajola Behluli, Taibe Ruli, Adriatik Maloku, Elton Shemsiu, Erijn Reka dhe Anes Behluli.

Eurotalentet për pjesëmarrje në këtë kamp duhet të jenë të lindur në vitin 2007 ose më vonë.

Udhëheqës i delegacionit është Nehat Çitaku, ndërsa trajnerët kosovarë që do të marrin pjesë në këtë kamp janë Ridvan Hashani, Ardian Lamaxhema dhe Besnik Behluli.

Ndryshe, kampi do të udhëhiqet nga kryetrajneri Ferenc Karsai nga Hungaria, me bashkëpunëtorët Attila Halmai dhe Neven Cegnar nga ETTU.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress