Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:04

​Shorti i Ligës së Evropës, ekipet premtojnë spektakël

| 15/03/2019 09:14

Menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve, në ora 13:00 hidhet edhe shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës.

Edhe pse gjithnjë konsiderohet si një kompeticion “më i dobët” se Liga e Kampionëve, ekipet që kanë mbetur në garë premtojnë spektakël.

Arsenal, Benfica, Chelsea, Frankfurt , Napoli, Slavia Praha, Valencia dhe Villarreali janë tetë skuadrat që do të kuptojnë fatin e tyre mesditën e sotme.

Në këtë fazë nuk ka ndonjë kufizim në short që do të thotë se secili mund të luajë kundër secilit.

Triumfi në Ligën e Evropës do të thotë një vend i sigurt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Padyshim ky është një motiv më tepër për këto ekipe, që përveç Napolit, mund të mos arrijnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve përmes renditjes në kampionatet e tyre respektive./KosovaPress/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress