Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 12:27

​Shkëndija e Tetovës vazhdon me humbje

Prishtinë | 23/07/2019 20:28

Shkëndija e Tetovës ka vazhduar të zhgënjen me rezultate negative në Evropë.

Skuadra e Qatip Osmanit është mposhtur sot me rezultat 1-2 nga ekipi inferiorë FC Dudelange, i Luksemburgut, i cili ka një vlerë shumë më të vogël se sa kampion i Maqedonisë Veriore.

Shkëndija e filloi shumë mirë takimin dhe arriti në epërsi që në minutën e gjashtë me anë të Agim Ibraimit nga penalltia, por ky shënim nuk i mjaftoi, pasi në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënojnë dy herë, duke siguruar fitore të vlefshme si mysafir.

Me këtë rezultat ekipi kampion i Luksemburgut është në pozitë të mirë për të kaluar në rrethin e tretë të kualifikimit të Ligës së Evropës, sepse pas një jave e pret Shkëndijën në shtëpi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress