Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 04:57

​Shala shprehet i lumtur që është rikthyer në fushë

Prishtinë | 12/06/2019 18:16

Përfaqësuesi i Kosovës, Herolind Shala është shprehur i lumtur që është rikthyer përsëri në fushën e blertë.

Shala i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e fundit për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit, pas një lëndimi muskulor.

Shala u rikthye në stërvitje të mërkurën, rreth tri javë pasi u lëndua gjatë një takimi me skuadrën e tij Valerengan.

mesfushori kosovar u rikthye pas tri javësh, gjë për të cilën është i lumtur.

“Jam i lumtur që jam rikthyer ta bëj atë që e dua më së shumti”, ka shkruar Shala pranë një fotografie të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress