Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:18

​Sevilla shpëton nga turpi, mezi barazon kundër Eibar

Sevile | 10/02/2019 22:28

Futbollistët e Sevilla ishin favoritë në ndeshjen e sotme kundër Eibar para shikuesve të vet, por për pak sa nuk pësuan humbje bindëse.

Mysafirët erdhën në epërsi prej dy golash dhe në fund kur të gjithë menduan se Seville do të pësojë humbje të papritur, erdhi deri te kthesa.

Ben Yedder në minutën 84 zvogëloi epërsinë në 1:2, ndërsa Sarabia barazoi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Ndryshe, për mysafirët shënuan Oreliana në minutën 22 dhe Charles në minutën 63.

Pas këtij barazimi, Sevilla renditet e katërta në tabelë me 37 pikë, derisa Eiobar në pozitën e dhjetë me 30 pikë, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress