Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:02

​Schalke interesohet për Ibrahimovicin

Prishtinë | 15/11/2019 15:15

Schalke 04 i bën thirrje Zlatan Ibrahimovic të transferohet në Bundesliga për të mbajtur veshur fanellën e Bluve dhe e bën në një mënyrë orgjinale duke ironizuar disi me fjalët e gjigandit suedez.

Ibrahimovic është në kërkim të një skuadre të re pas lamtumirës nga Los Angeles Galaxy dhe te Schalke kanë gjetur një mënyrë vërtetë të veçantë për t’i bërë një ofertë Ibrës të zgjedhë Gelsenkirshenin si stacionin e ri të karrierës së tij. 

“Mos u shqetëso Zlatan, këtu në Gelsenkirshen nuk ka bejsboll”, shkruhet në komunikatën e klubit gjerman që i referohen fjalëve të Ibrës kur i dha lamtumirën amerikanëve të Galaxy, teksa u thoshte fansave tashmë shkoni të shikoni bejsboll, sepse pa të MLS nuk ka të njëjtën vlerë. 

Gjithsesi skuadra që është më afër shërbimeve të Ibrahimovic është Milani dhe sulmuesi shtatlart po e mendon seriozisht rikthimin te kuqezinjtë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress