Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:01

​Sancho: Më pëlqen Lampard e Drogba

Liverpul | 13/11/2019 17:07

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho ka pranuar se i ka shikuar gjithmonë dy legjendat e Chelseas.

Sancho është i kërkuar nga Manchester United, mirëpo futbollisti anglez ka thënë se më shumë i pëlqejnë “blutë” e Londrës.

Ai tha se Ronaldinho, Lampard dhe Drogba janë lojtarët të cilët i ka shikuar gjithmonë, transmeton KosovaPress.

“Ronaldinho ishte personi që e shikoj në Youtube. E pëlqeva shumë Frank Lampard dhe Didier Drogba kur luanin për Chelsean. Ishin tre lojtarët që i shikoja më së shumti”, deklaroi ai.

Për shërbimet e futbollistit anglez interesim ka shprehur edhe 13-herë fituesi i Evropës, Real Madrid.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress