Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 10:31

​Sanchez pëlqen Serien A

| 17/02/2017 17:07

Sulmuesi kilian mund të kthehet sërish në Itali.

Situata e Alexis Sanchez te Arsenali vazhdon të mbetet e paqartë pasi që lojtari refuzon të vazhdojë kontratën me ‘Topçinjtë’ dhe humbja me Bayern Munichun mund ta bëjë atë që të mendojë largimin përfundimtar nga Londra.

Në pritje për vendimin e lojtarit mbeten Interi dhe Juventusi, skuadra këto që tash e sa kohë e kanë nën orbitën e tyre ish-futbollistin e Udineses, transmeton KosovaPress.

Mediat në Angli shkruajnë se Sanchez nuk është aspak i lumtur te Arsenali dhe dëshiron që të kalojë te një skuadër me të cilën mund të fitojë trofe dhe ai preferon që të luajë sërish në Itali.

Për Sanchez janë duke u interesuar edhe Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain, por duhet pritur deri në fund të këtij stinori për të parë se ku do të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress