Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 04:05

​Sampaoli publikon listën e të ftuarve për miqësore, mungojnë Icardi e Dybala

| 13/03/2018 14:50

Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese në fund të marsit.

Argjentina do të luajë kundër Italisë e Spanjës, pikërisht në datat 23 dhe 27 mars.

Trajneri i nënkampionëve të botës, Jorge Sampaoli publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku bie në sy rikthimi i Gonzalo Higuainit, i cili në sfidat e fundit ishte lënë jashtë skuadre.

Higuain do të jetë në repartin e sulmit së bashku me Lionel Messin, Sergio Agueron, Angel Di Marian, Pavonin dhe Lautaro Martinez. Për këtë të fundit, kjo është hera e parë që grumbullohet me përfaqësuesen argjentinase.

Por, më shumë sesa rikthimi i Higuainit, ajo që bie në sy në këtë listë janë mungesat e Paulo Dybalës dhe Mauro Icardit, gjë që ishte paralajmëruar edhe më parë nga mediet argjentinase.

Problemet fizike që kanë pasur të dy futbollistët në muajt e fundit kanë ndikuar që trajneri i Argjentinës të vendosë t’i lërë jashtë dy yjet e Serie A.

Lojtarët e ftuar nga Sampaoli:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres), Willy Caballero (Chelsea)

Mbrojtës: Javier Mascherano (Hebei China Fortune), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Gabriel Mercado (Sevilla), Marcos Rojo (Manchester United), Ramiro Funes Mori (Everton), Marcos Acuna (Sporting CP), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Fabricio Bustos (Independiente)

Mesfushorë: Lucas Biglia (AC Milan), Ever Banega (Sevilla), Leandro Paredes (Zenit St Petersburg), Manuel Lanzini (West Ham United), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Diego Perotti (Roma), Eduardo Salvio (Benfica), Pablo Perez (Boca Juniors), Maximiliano Meza (Independiente)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Juventus), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain). Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club).

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress