Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 04:38

​Salihi pezullohet me 10 ndeshje, Osmani me 8

Tiranë | 25/05/2017 23:58

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar Skënderbeun, pas ngjarjeve që ndodhën gjatë përballjes së drejtpërdrejtë për luftën për titullin kampion, ndaj Kukësit në “Zeqir Ymeri”.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0, duke bërë që Kukësi të shpallej zyrtarisht kampion i Kategorisë Superiore. 

Pas mos akordimit të një penalltie që e pretendonte Skënderbeu në pjesën e dytë, vendim pas të cilit Osmani u ndëshkua me të kuq dhe Salihi më pas i grisi kartonin e kuq arbitrit. 

Për këto veprime, Disiplina ka vendosur që Osmanin ta përjashtojë për 8 ndeshje nga aktiviteti, me arsyetimin për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke përdorur fjalë fyese dhe duke u përplasur fizikisht. Po ashtu, për 10 ndeshje është dënuar edhe Hamdi Salihi, por ky për sjellje josportive në kundërshtim me etikën sportive.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress