Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:09

​“Saka më i mirë se Pepe”

| 20/09/2019 14:10

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown beson që Bukayo Saka, është në formë të mirë.

18-vjeçari shënoi dje ndaj Eintracht Frankfurt, duke u bërë djaloshi më i ri për “Topçinjtë”, që shënon në Ligën e Evropës.

Keown e krahasoi Sakan me Pepen që është transferuar këtë verë në “Emirates”, për 72 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Ai tha se Saka është treguar më i mirë në ndeshje dhe kur e ka topin më shumë mundësi do të shënohet gol.

“Kur mendon mënyrën si Pepe ka luajtur dhe e kujton që ka kushtuar 72 milionë euro, Saka është më i mirë. Kur e ka topin, tregon shfaqje, e pason topin dhe shënohet gol. Është vetëm 18-vjeçar”, deklaroi ai.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress