Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 24.02.2017 06:16

​Sagna pranë lamtumirës me Cityn

| 17/02/2017 14:42

Bacary Sagna do të largohet nga klubi anglez në përfundim të stinorit.

Mbrojtësi francez po kalon muajt e fundit si lojtar i Manchester Cityt pasi që kontrata e tij skadon në përfundim të stinorit dhe klubi nuk do që të vazhdojë me 34-vjeçarin.

Edhe pse ai do të largohet nga Etihad Stadium, Sagna mund të mbetet në Premier Ligë pasi që ka oferta nga disa skuadra angleze, përfshirë këtu Evertonin dhe West Hamin, transmeton KosovaPress.

Siç shkruajnë mediat në Angli, nëse Sagna nuk arrin marrëveshje me ndonjërin prej këtyre klubeve, ai mund të transferohet në Super Ligën e Kinës, e cila është shndërruar në një destiancion të preferuar për shumë futbollistë. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress