Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:53

​Rritje spektakolare në bursë për Juventusin

Torino | 14/03/2019 17:42

Vlera në bursë e klubit të Juventusit u rrit me 17,42% pas het-trikut të Cristiano Ronaldos që i mundësoi ekipit të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Falë superyllit portugez të paguar me “flori” vitin e kaluar, Juventusi fundosi Atletiko Madridin (3:0) duke u kualifikuar në çerekfinale.

Në 90 minuta lojë, Ronaldo i kujtoi të gjithëve përse klubi torinez kishte shpenzuar më shumë se 100 milionë euro verën e kaluar për ta marrë nga Real Madridi dhe shpenzon 31 milionë euro në sezon në trajtën e rrogës për yllin portugez./ATSH/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress