Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:24

​Rrahmani: E prekëm endrrën për një kohë të shkurtër

Prishtinë | 14/11/2019 23:37

Kosova ka pësuar humbje ndaj Çekisë 2:1, në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, duke humbur edhe matematikisht gjasat për kualifikim.

“Dardanët” u dorëzuan vetëm në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes.

Kapiteni Amir Rrahmani tregoi episodin me gjyqtarin Rocchi, i cili i kishte thënë që nëse do të ketë fyerje edhe një herë, atëherë do ta ndërprejë ndeshjen.

“Ne e prekëm ëndrrën për një kohë të shkurt, por pastaj humbëm”, deklaroi Rrahmani.

“Ne si ekip nuk ishim në nivel të duhur sot, ata kishin sot shumë raste dhe mendoj se Çekia ishte mjaft e përgatitur që nga minuta e parë, ata luajtën rrezikshëm para portës sonë dhe duhet pranuar se ata kanë lojtarë të nivelit të lartë”.

“Diskutimi me gjyqtarët? Unë isha i vetmi që insistova te gjyqtari sepse kishte kore ndaj nesh dhe insistova te gjyqtari. Ai më tha se nëse ndodh edhe një herë do të ndërpriste ndeshjen, por që nuk ndodhi ajo”, shtoi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress