Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 02:48

​Romero do të largohet nga United

| 03/01/2018 13:44

Portieri argjentinas nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bëhet tek United.

Sergio Romero po shikon mundësinë që të largohet gjatë janarit nga Manchester United dhe të gjejë një skuadër ku do të mund të luajë rregullisht.

Argjentinasi kërkon që me çdo kusht të jetë i ftuar në kombëtaren e tij për Kupën e Botës që mbahet këtë vit në Rusi dhe mundësia e vetme për të qenë pjesë e Albiecelestes është duke pasur më shumë minuta në dispozicion, transmeton KosovaPress.

Tek United ai e ka të pamundur të jetë para David de Geas dhe kësisoj Romero është duke shikuar mundësi të reja.

Për të ka interesim edhe nga klube tjera të Premier Ligës si dhe nga La Liga. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress