Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:04

​Roma - Porto, formacionet e mundshme

Prishtinë | 12/02/2019 09:45

Sonte luhen ndeshjet e para të fazës se 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Përpos supersifdës mes United dhe PSG-së, me fillim nga ora 21:00, luhet edhe ndeshja mes Romës dhe Portos.

Ekipi italian është në krizë rezultatesh, ndërsa portugezët synojnë që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë befasinë. 

Roma pritet ti ketë disa mungesa duke filluar nga porta, ku pritet të mos paraqitet Robin Olsen, por vendin e tij do ta zë Mirante.

Tek gjiganti portugez nuk pritet të ketë ndonjë mungesë dhe pritet që në stadiumin Olimpico të Romës të luhet një ndeshje tejet interesante.

Formacionet e mundshme:

Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Zaniolo; Florenzi, Dzeko, El Shaarawy.

Port (4-3-3): Casillas; Militao, Felipe, Pepe, Telles; Danilo Pereira, Herrera, Torres; Otavio, Soares, Brahimi.

Romakët u rendit e dyta në Grupin G me nëntë pikë, tre pikë më shumë se Real Madridi. Porto në anën tjetër i priu Grupit G me 16 pikë, ndjekur nga Schalke me 11./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress