Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.08.2018 08:35

​Roma insiston për N’Zonzin

| 10/08/2018 12:26

Klubi romak nuk dorëzohet për ta transferuar mesfushorin francez.

Roma mbetet e vetme në garën për t’i rrëmbyer Steven N’zonzi, Sevillas, pasi me mbylljen e afatit kalimtar në Angli, “kërcënimi” që vinte nga Arsenali, që ishte në garë për futbollistin, u shua.

Tashmë verdhekuqtë i kanë të gjitha mundësitë të bisedojnë qetësisht me drejtuesit e klubit spanjoll.

Drejtori sportiv i italianëve, Monchi, ndodhet në Spanjë dhe me shumë mundësi do të nisë menjëherë bisedimet për ta transferuar francezin në Romë gjatë këtij afati kalimtar.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress