Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:51

​Rivaldo dëshiron kthimin e Neymarit në Barcelonë

Prishtinë | 11/07/2019 18:32

Ish-legjenda e Brazilit, Rivaldo dëshiron që ylli i PSG-së, Neymar të rikthehet në Barcelonë.

Neymari është i lidhur me një rikthim në Barcelonë ketë verë dhe për këtë gjë ka folur edhe Rivaldo, transmeton KosovaPress.

“Braziliani që pëlqej më së shumti për momentin është Neymari, do të doja që ai të rikthehej në Barcelonë, ai po ashtu foli edhe për Realin duke thënë se aty kemi Vinicius lojtar i cili nëse e tregon vetën mund të behët një ndër lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Rivaldo ka treguar edhe pse është vështirë që Neymari të rikthehet në Barcelonë.

“Është e vështirë sepse mënyra si u largua nuk ishte e mirë, mendoi se shumë fansa nuk janë të gëzuar, mirëpo futbolli ndonjëherë është i mirë dhe ndonjëherë i keq. Neymar duhet të kërkoj falje publikisht dhe t’iu tregoi të gjithëve se Barcelona është shtëpia e tij dhe fansat do ta kuptojnë këtë gjë”, përfundoi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress